Rajon

Hovenier: Nëse Kosova dëshiron ta ndajë propozimin e saj për Asociacionin, me Shtetet e Bashkuara kjo do të mirëpritej

Ambasadori i Amerikës në vendin tonë,  Jeff Hovenier në një intervistë për Bloomberg ka folur lidhur me deklaratën e  Vjosa Osmani e cila tha se Kosova duhet ta përgatis bashkë me Amerikën draft statutin e Asociacionit. Sipas diplomatit amerikan nëse Kosova fillimisht dëshiron ta ndajë propozimin e saj me SHBA një gjë e tillë do të mirëpritej. Unë e shoh rolin në këtë mënyrë siç e shoh rolin e Amerikës  në pjesën tjetër të dialogut. Pra, nëse qeveria e Kosovës dëshiron të parashtrojë idetë e saj se si të ecë më mirë përpara me një proces të besueshëm për themelimin e një Asociacioni duke përfshirë dhënien e ideve ose një draft aktual të një draft statuti, ne do ta mirëpresim këtë. Dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron ta ndajë këtë fillimisht me Shtetet e Bashkuara për reagimet tona, kjo është në rregull. Do ta mirëprisnim edhe atë ka theksuar Hovenier për Blumberg.

Show More

Related Articles

Back to top button