LajmeMaqedoni

Bytyqi: “VMRO-DPMNE-ja financoi çobanë pa dhen, prandaj pati rënie të prodhimeve bujqësore”

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në ClickPlus në TV21 tha se norma e inflacionit deri në dhjetor do të arrijë në parashikimet e tij.

Ndërkaq shtoi se ekonomia aktuale është rezultat i keqqeverisjes në 30 vitet e kaluara. Akuzoi VMRO-DPMNE-në se gjatë kohës kur udhëhiqte me vendin, edhe pa ka pasur rritje të subvencioneve në bujqësi, prodhimet kanë shënuar rënie.

Kjo sipas Bytyqit ka ndodhur ngaqë janë financuar çobanë pa dhen, që kanë jetuar në asfalt.

“Politikat fiskale gjithmonë duhet të jenë të pavarura dhe të ndërmerren prej Qeverisë. Politikat monetare ndërmerren nga Banka Qendrore. Të dyja duhet të japin rezultat të cilat në një moment të caktuar, siç është tani, duhet të zbusin normat e inflacionit. Kjo po jep rezultat. Kjo ka rëndësi. Unë jam dakord se norma aktuale prej 6.7% nuk është normë e vogël, por tendenca deri në dhjetor është në ulje. Ne do të arrijmë atje ku kemi thënë se do të arrijmë. Fatkeqësia është se kriza ekonomike na ka ndodhur të gjithëve. Ndodh në rajon, ndodh në botë… Të shohim se sa të thyeshëm jemi vitin e ardhshëm. Po të kisha qenë 30 vjet në politikë, unë sot nuk do të kisha ndejur 1 ditë në politik nëse do të na ndodhte kjo që na ndodhi në aspekt ekonomik. Sepse kjo është pasojë e mospunës së atyre që për 30 vjet në pushtet. Po, sepse nuk mund të jesh shtet i cili çdo vit rrit subvencionet në bujqësi, edhe në kohën e Mickoskit. Në kohën e tij dhe të kryetarit të tij Gruevskit, subvencionet në kohën e tij kanë pasur një rritje marramendëse, kurse ka pasur një rënie të prodhimeve bujqësore dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë. Pse? Sepse nëpërmjet asaj unë them se kanë financuar çobanë pa dhen”, tha Bytyqi.

Show More

Related Articles

Back to top button