Maqedoni

30 shtetas maqedonas janë larguar nga Izraeli, 100 të tjerë presin evakuimin

Ministria për Punë të Jashtme njofton se përmes rrugëve të ndryshme të transportit nga Izraeli janë larguar edhe dhjetë shtetas të Maqedonisë, përkatësisht: katër me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një person me fluturim për në Stamboll.

Së bashku me ata që janë evakuuar më herët, numri i përgjithshëm i shtetasve maqedonas që janë larguar nga Izraeli në dy ditët e fundit ka kaluar 30.

Maqedonasit në Tel Aviv në koordinim të ngushtë me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, po punojnë intenzivisht për t’u kthyer. Disa prej tyre tashmë kanë siguruar bileta përmes fluturimeve të rregullta që janë aktive përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tel Avivit i cili është në funksion të plotë. Disa janë në zona që janë prekur nga dhuna dhe konsiderohen të pasigurt, për këta persona tashmë është siguruar transport i brendshëm përmes territorit të Izraelit për t’i transferuar në një vend më të sigurt, nga ku mund të drejtohen në shtëpi. Dy shtetas të tjerë gjenden në Rripin e Gazës, për evakuimin e të cilëve është përgjegjëse Ambasada e Maqedonisë në Kajro, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit. Sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, në territorin e Izraelit jetojnë deri në 200 qytetarë maqedonas.

Show More

Related Articles

Back to top button