LajmeMaqedoni

Kasami kërkon takim liderësh: Opozita e bashkuar e gatshme që të del fituese, zgjedhjet presidential dhe parlamentare të mbahen në një termin

Opozita e bashkuar shqiptare tanimë është e gatshme, e konsoliduar që në zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme apo të rregullta, të dal fituese e atyre zgjedhjeve, këtë e tha sot kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili kërkoi që të mbahet takim i liderëve, për organizimin e zgjedhjeve, shkruan TV21. Kasami kërkon që zgjedhjet parlamentare të mbahen në një termin me presidencialet.

“Ne vlerësojmë se zgjedhjet duhet të jenë në një afat zgjedhor, për shkak se e kemi parasysh që bëhet fjalë për kosto të cilat nëse mbahen për periudhë të shkurtë siç janë të parapara me ligj, zgjedhjet e rregullta që bëhet fjalë për një distancë kohore prej 3 muajve, vlerësojmë se është kosto e panevojshme dhe kërkojmë që zgjedhjet të jenë në një termin, edhe presidenciale edhe parlamentare”, theksoi Kasami./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button