Europiani i 2028-ës do të shkojë në në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ndërsa katër vite më vonë do të luhet në Itali dhe Turqi.
Stadiumet e Euro 2028 tashmë janë vendosur, me eventin që do të bashkojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Këto ndeshje do të luhen në Belfast, Birmingam, Kardif, Dublin, Glasgou, Liverpull, Londër (me dy stadiume, Uembli dhe Totenham Hotspur), Mançester dhe Njukasëll.
Ndërsa stadiumet për “Euro 2032” do të vendosen. Italia dhe Turqia do të kenë kohë deri në tetor 2026, për të përcaktuar listën e objekteve të tyre. Për momentin, janë njëzet stadiume në garë, dhjetë secila.
Për sa i përket Italisë ato janë: Milano, Torino, Firenca, Xhenoa, Verona, Bolonja, Roma, Napoli, Bari dhe Kaljiari. Konfirmimet e Milanit, Romës dhe Torinos janë pothuajse të sigurta, dy impiantet e tjera duhet të jenë Napoli dhe Firencë, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në këtë kuptim.