LajmeRajon

Publikohet agjenda e Procesit të Berlinit në Tiranë

Samiti i 16 tetorit do të organizohet në Tiranë me vendet e përfshira në Porcesin e Berlinit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë vendeve të Bashkimit Evropian.

“Mësohet se në orën 11:00 do të nisë dhe pritja e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin, i cili do të ndahet në dy sesione. Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama, ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45. Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp”, raporton oranews.

Përveç kryeministrave të rajonit, në Tiranë do të vijnë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit.

Pjesëmarrësit do të jenë nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, tek kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidenti francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një President francez në Shqipëri.

Show More

Related Articles

Back to top button