LajmeMaqedoni

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli mbron Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Jemi për njohje reciproke mirëpo edhe për trajtim të barabartë

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli – Zendeli mori pjesë në Komitetin për demokraci dhe siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kopenhagë të Danimarkës, në të cilin është diskutuar dhe situata e tensionuar në veriun e Kosovës.

Pas përfundimit të debatit mbi temën për politikat e NATO-s mbi situatën e krijuar në veriun e Mitrovicës, Bilalli-Zendeli në fjalimin e saj përpara ndërkombetarëve ka adresuar disa çështje mjaft komplekse mbi raportet ndërshtetërore Kosovë-Serbi.

Ajo tha se “NATO në vitin 1999 vendosi në emër të demokracicë të shpëtoi një popull, popullin e Kosovës, teksa ende sot pas shumë viteve Kosova mbetet shtet i papranuar nga Serbia, madje quhet si “Kosova i Metohija – Kosmet” ose e ashtuquajtura Kosovë”.

Më tej Bilalli-Zendeli ka përmendur dhe shtimit e trupave të KFOR-it në veriun e Kosovës, duke pyetur se a mjafton vetëm një veprim i tillë për të siguruar stabilitet mes dy vendeve apo do të këtë edhe qasje tjetër më proaktive, me qëllim shmangjen e çdo konflikti të mundshëm, tashmë kur Milan Radojiçiq mori përsipër organizimin e sulmit terrorist dhe kur mund të krijohet dhe tendenca për amnistinë e shtetit serb.

Deputetja Bilalli-Zendeli për fund tha se duhet punuar më intensivisht për stabilizim të situatës dhe njohje reciproke ndermjet dy vendeve.

“Ne, të gjithë kemi për qellim të vjen deri tek njohja reciproke midis dy vendeve, kurse ne vet, nuk i ulim në të njejtën tavolinë sepse Serbia është vend i asocuar kurse për Kosovën as nuk po deklarohemi, e as nuk po votojmë! A është në rregull të kërkojmë nga tjetri atë që ne vetë nuk e ofrojmë?’, përfundoi fjalimin e saj deputetja, Bilalli-Zendeli.

Kujtojmë se të dielën në mbledhjen e përhershme, në të cilën marrin pjesë vetëm shefat e delegacioneve të vendeve anëtarë të NATO-s, ishte paraparë që të vendoset në votim dhe çështja për dhënien e statusit të vendit të asocuar për shtetin e Kosovës, mirëpo e njejta pikë u shtye dhe ngeli që të votohet në Mbledhjen e Komitetit në Estoni, e cila pritet të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm. Top24

Show More

Related Articles

Back to top button