LajmeMaqedoni

Petrovska-Perebinis: Maqedonia e Veriut vazhdon me mbështetjen të fuqishme për Ukrainën

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, sot realizoi takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Evgen Perebinis, i cili qëndron për vizitë zyrtare në RMV.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska shprehu mbështetje të fortë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.

“E dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës që nga vetë fillimi, ndërsa mbështetja jonë nuk është vetëm politike, por mund të shihet edhe në vepër. Në disa raste Maqedonia e Veriut ka dhuruar ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën e cila ka të drejtë të plotë të mbrohet nga agresioni i paprovokuar rus”, ka thënë ministrja.

Petrovska ka theksuar se gjatë vizitës së Ukrainës në shkurt të këtij viti edhe personalisht është bindur në vuajtjet e popullit ukrainas, por edhe në vendosmërinë dhe dëshirën për ta mbrojtur atdheun.

Petrovska ka theksuar se Maqedonia e Veriut së bashku me aleatët mbetet në mbështetje të Ukrainës derisa është e nevojshme sepse kjo është ana e drejtësisë dhe të vërtetës.

Zëvendësministri Perebinis u falënderua për, mbështetjen e qartë nga Maqedonia e Veriut, si dhe për ndihmën e dhënë ushtarake dhe humanitare. Ukraina, ka theksuar ai, do të vazhdojë të luftojë për pavarësinë dhe sovranitetin e saj./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button