LajmeMaqedoni

Ahmeti takohet me ambasadoren e Zvicrës, në fokus integrimi evropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës, Véronique Hulmann.

Në takim u bisedua për integrimin evropian, ndryshimet kushtetuese si dhe ndihmën zvicerane ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ahmeti e ka informuar ambasadoren Hulmann mbi rrugën e integrimit të vendit, përfshirë këtu edhe skriningun, duke vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar më tej procesin e integrimit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu është cilësuar si nevojë e padiskutueshme sepse, sipas komunikatës, nuk ka alternativë tjetër përveçse anëtarësimi në familjen e madhe evropiane.

Gjithashtu, në këtë takim kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje dhe ka vlerësuar ndihmën e qeverisë zvicerane, për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron vendit përmes programeve të ndryshme që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button