Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët njëherit deputetja e kësaj partie, më e zëshmja sa i përket mbrojtjes së qytetarëve që nuk kanë shtetësi dhe atyre që kjo e drejtë ju mohohet me pa të drejtë, sonte në Alsat M ka folur për procesin e nënshtetësisë dhe ligjin që partia e saj e propozoi dhe u miratua.
“Rastet që janë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë janë raste që janë që para 10 viteve dhe që vazhdojnë dhe sot e kësaj dite disa prej këtyre personave të kenë probleme. Por megjithate sot jemi në një pozicion shumë më të favorshëm dhe se përgjegjësi për zvaritjen paqetër që do të mbajnë ata që zvaritin qoftë ai edhe ministri i brendëshëm Oliver Spasovski apo çdo kush që është pëgjegjës për zvaritjet që ju shkaktohen këtyre personave sepse ligji është decit, preciz dhe i qartë. Ne në ligj kemi potencuar se Agjencioni ka kohë vetëm gjashtë muaj për të sjellur vendim për rezikshmërinë. Por është krijuar një cikël mendësisht i mbrapht se shqiptari mund të pret pafundësisht për një dokument kaq elemntar dhe kjo është e papranueshme dhe ne do të vazhdojmë” tha deputetja Dauti.
Ajo më tej shtoi “se jam shumë e lumtur dhe unë e përjetoj personalisht nga informacionet që marr dhe se ajo listë po më paksohet për çdo ditë dhe besoj që një ditë të gjithë ta gëzojnë të drejtën e tyre”.