20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi, përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, i koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.
“17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, transmeton Zeri.info.
Ministria thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ambasadat, edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.