LajmeMaqedoni

Osmani: 60 qytetarë janë kthyer nga Izraeli, 90 të tjerë pritet të kthehen nesër

Deri më tani janë kontaktuar 150 qytetarë tanë nga Izraeli, prej të cilëve 60 tashmë kanë mbërritur, ndërsa 90 të tjerët pres që nesër gjatë ditës të kthehen në Maqedoninë e Veriut, kështu njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ambasada në Kajro, theksoi Osmani, është në komunikim me një çift të martuar që ndodhen brenda zonave të rrezikuara të Gazës, të izoluara nga Izraeli, pasi nuk arritën të dilnin para mbylljes së pikës së vetme kufitare me Egjiptin.

“Ata janë të sigurt për momentin. Situata atje është shumë e ndryshueshme dhe mund t’i konsiderojmë të jenë në një lloj rreziku. Ne po punojmë gjithashtu me autoritetet në Egjipt për t’i liruar ata dhe më pas do të organizojmë transportin nga Egjipti. Mirëpo, për momentin nuk kemi si t’i nxjerrim nga Gaza”, tha Osmani.

Disa nga qytetarët që u gjetën në zonat e rrezikuara në rajonin e Gazës, mbërritën mbrëmë në Athinë me avion dhe tashmë janë nisur për në shtëpi. Në Athinë, Osmani theksoi se ata janë pritur nga ambasada jonë, prej nga janë transferuar me autobus në kufi.

Show More

Related Articles

Back to top button