Ministria e Kulturës bën me dije se procesi i pagesës së pagave në kulturë ka nisur me rritje prej 10%, duke vepruar sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive në sektorin publik dhe Konkluzionit të Qeverisë së datës 26.9.2023, që detyron autoritetet shtetërore të rrisin masën bazë të pagës bruto me 10%.
Qeveria ka dhënë një Kontratë të Përgjithshme Kolektive me të cilën të gjithë marrin 10% paga më të larta dhe është e drejtë që punonjësit në drejtorinë e kulturës të kenë të njëjtat të drejta që mundëson Kontrata e Përgjithshme Kolektive, të cilën Ministria e Kulturës e zbaton.
Pas negociatave me sindikatat, Unioni i Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK),për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme ligjore për respektimin e Konkluzionit dhe zbatimin e Kontratës së Përgjithshme Kolektive, pagat filluan të paguhen sipas akteve të pranuara më parë dhe kalkulimeve nga drejtorët e institucioneve.
Ministria garanton sindikatat dhe punonjësit e kulturës se nuk ka arsye për mosbesim për, siç thonë ata, “keqpërdorimin e Konkluzionit të Qeverisë për zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke tentuar të kufizojë pagën bazë bruto të punonjësve në kulturë. dhe të mos lejojë rritjen e parashikuar nga Marrëveshjet Kolektive”. /Telegrafi/