LajmeSport

Gjithçka është gati për duelin e shumëpritur Shqipëri – Çeki

Shqipëri-Çeki, sfida për kualifikueset e EURO 2024 luhet sonte në stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45

Numërimi ka nisur mbrapsht përsa i përket duelit Shqipëri-Çeki dhe gjithçka është gati në Fan Zonën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”. 

Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për duelin do të mund ta ndjekin në një ekran gjigand në shesh.

Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe me shpresë dhe festa e fitores do të mund të ndiqet deri në orët e vona në Fan Zonën.

Hyrja e qytetarëve do të jetë e lirë, ndërsa organizatorët kanë marrë masa për akomodimin e një numri të madh qytetarësh për të parë ndeshjen në shesh.

Show More

Related Articles

Back to top button