LajmeMaqedoni

ASH: Jemi në koalicion vetëm me popullin

Nga Aleanca për Shqiptarët sot sërish kanë reaguar ndaj incidentit të para dy ditëve në Sheshin Skënderbeu. Nga kjo parti thonë se autoritet nuk kanë vepruar si duhet në organizimin e sigurisë gjatë protestës.

“Të gjithë qytetarët e kuptuan se kush janë skenaristët, kush janë koalicionet e hipotekave dhe të krimit dhe kush është me qytetarët. Se kush organizoi skenarin e fundit në Çarshinë e vjetër, tregon më së miri heshtja e Oliver Spasovskit ndaj pyetjes së gazetarëve se përse nuk pati forca policore gjatë rutës së protestuesve dhe veçanërisht në pikën më të nxehtë, në Sheshin Skenderbeu, ku edhe një ditë më parë ngjashëm kishin provokuar dhe sulmuar huliganët nga turma protestuese”, tha Naim Bajrami nga ASh.

“Sa për koaolicionet, Aleanca për Shqiptarët për të satën herë me radhë e rikonfirmon se është në koalicion vetëm me popullin, me shqiptarët, pa hipoteka dhe pa lidhje të krimit”, tha Bajrami.

Show More

Related Articles

Back to top button