LajmeSport

Më shumë zgjedhje për trajnerët, Liga e Serisë A miraton rregullin e ri

Sezoni i ri vjen me plot risi e të panjohura, pasi nga fillimi i gushtit, deri para nisjes së Botërorit, do të ketë një kalendar mjaft të ngjeshur me ndeshje kampionati, por edhe kompeticione europiane.

Shumë trajnerë ende nuk dinë si do të përgatitin një sezon të ndarë në dy pjesë, para dhe pas Botërorit, teksa ndërprerja do të jetë rreth një muaj, megjithatë Liga e Serisë A ka menduar të lehtësojë disi punën e tyre.

Kështu sot është miratuar që trajnerët të mund të marrin në pankinë deri në 15 futbollistë, tre më shumë sesa lejohej më përpara. Në këtë mënyrë, trajnerët do të mund të kenë më shumë alternativa në pankinë dhe të menaxhojnë më mirë zëvendësimet, që do të jenë sërish 5 për ndeshje.

Show More

Related Articles

Back to top button