Debati për Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet, për raportet përfundimtare të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2021 në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup, vazhdon edhe sot.
Anëtarët e Komisionit gjatë ditës së djeshme kanë pasur mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me raportet.
Paraprakisht, u formua edhe Komisioni anketues për skandalin e lidhur me këtë klinikë. Vendimi për Komisionin anketues u miratua më 20 shtator, pasi pas informatave në opinion për keqpërdorimin e ilaçeve në këtë klinikë, Prokuroria publike ka hapur procedurë parahetimore.
Informatat për keqpërdorim të ilaçeve në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe një sërë protestash.