LajmeMaqedoni

Dogana e Maqedonisë sekuestron 10.000 cigare të fshehura brenda veturës

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar rreth 50 kuti me pako të cigareve në pikën kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21. Sipas përllogaritjeve të Doganës, vlerësohet se në kuti kishte gjithsej rreth 10.000 cigare, për të cilat shtetasi grek duhej të paguante 60.900 denarë doganë.

“U parandalua kontrabanda e 50 kutive të paketave të cigareve që një shtetas grek i bleu në një free-shop dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë. Vlera totale e paketave të cigareve është 85.900 denarë, ndërsa totali i detyrimeve doganore që personi ka dashur të shmangë është 60.900 denarë. Në zgavrat nga fabrika të tapicerisë së dyerve të pasme të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi grek, doganierët zbuluan paketat e cigareve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

Show More

Related Articles

Back to top button