LajmeMaqedoni

Bytyqi braktisi konferencën për media, shkak pyetja që gazetari i parashtroi Kovaçevskit

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi braktisi konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kjo pasi kryeministri u pyet nga njëri prej gazetarëve: “në rast të zgjedhjeve të pasuksesshme presidenciale, a jeni i gatshëm të pranoni që shteti të mbetet në duart e BDI-së?”.

“Unë mendoj se nuk duhet të qëndroj në pyetjen tuaj”, tha Fatmir Bytiqi dhe braktisi konferencën për media. Ndërkohë edhe kryeministra Kovaçevski ndonëse u përgjigj, pyetjen e cilësoi si jo-korrekte.

“Pyetja e juaj ishte absolutisht jokoreekte, unë do të përsëris diçka që e kam thënë më 11 tetor. Sot në vendin tonë kemi koncept për një Maqedoni Evropiane të cilin e udhëheq Qeveria dhe LSDM-ja, e cila i trajton të gjithë qytetarët njësoj, pa-dallim përkatësisë fetare dhe kombëtare. Megjithatë kemi paraqitjen e një populizmi i cili populizëm ka për bazë etno-nacionalizimi dhe ksenofobi, që sipas meje paraqet formë të fashizmit modern”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Show More

Related Articles

Back to top button