Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se vendi aktualisht ashtu si Shqipëria, po negocion për anëtarësim në BE, shkruan TV21. Kreu i ekzekutivit thotë se nga ne, respektivisht nga procesi i ndryshimeve kushtetuese varet nëse do të hapërojmë bashkë me Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në BE.
“Ne me Shqipërinë i nisëm negociatat në konferencën e parë ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Në Shqipëri nuk keni asnjë diskutim nëse Shqipëria i ka nisur bisedimet. Shqipëria thotë ne negociojmë, ne gjithashtu negociojmë si Shqipëria, në të njëjtën trase. Nga ne tani varet nëse Shqipëria do të shkojë para nesh, siç shkoi Kroacia para nesh, u bë vend anëtar i BE-së, e vendosi euron dhe u bë pjesë e Shengenit, ose ne do të shkojmë në të njëjtën trase”, tha mes tjerash Kovaçevski.