LajmeMaqedoni

Vazhdon protesta kundër propozimit francez

Të gjithë të bashkohemi dhe bashkërisht ta kundërshtojmë këtë skenar të errët, t’i themi “JO” bullgarizimit, asimilimit dhe fshirjes së identitetit tonë maqedonas, porositën pjesëmarrësit në protestën e sotme para Kuvendit duke shprehur revoltën kundër propozimit francez.

Fjalimet para Kuvendit që ka qenë destinacioni i fundit i marshit protestues, filloi me intonimin e himnit kombëtar të Maqedonisë dhe derisa folësit kanë mbajtur fjalime dëgjoheshin brohoritjet “Kurrë e Veriut, vetëm Maqedoni”.

“Nuk ka asgjë të turpshme në patriotizmin ndaj vendit tënd dhe patriotizmi nuk është aspak jashtë mode, është maksimë e atyre që duan ta copëtojnë Maqedoninë. Asnjëherë nuk do t’i transformojmë fashistët bullgarë në ndonjë lloj administratori, nuk do ta harrojmë kurrë Vatashën, as Ilindenin, as KAÇKM-në, as studentët e Strumicës, as edhe ata që dhanë jetën e tyre për një Republikë të pavarur të Maqedonisë”, theksoi një nga pjesëmarrësit.

Para qytetarëve të tubuar i pari foli Martin Trenevski, ish ministër në Qeverinë eksperte të Nikolla Klusevit i cili në mënyrë simbolike kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Referendumi ’91 ‘PËR’”.

“Evropa që ne synojmë nuk ka mirëkuptim për qëndrimet dhe pikëpamjet tona. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të mobilizohemi dhe të luftojmë për të drejtat tona”, tha Trenevski dhe urdhëroi të mos harrohen dëshirat e mijëra paraardhësve tanë që synonin për një shtet të lirë, të pavarur që për të dhanë jetët e tyre.

Fjalim ka mbajtur edhe aktorja Vesna Petrushevska e cila tha se gjuha maqedonase nuk negociohet.

“Maqedonia është një kështjellë të cilën duhet ta mbrojmë. Si dëshironi të na e ndryshoni identitetin, të na asimiloni, si të quhet teatri im nëse jo Teatri Kombëtar i Maqedonisë? Askush nuk e ka mposhtur popullin, askush nuk mundet kundër popullit. Nuk dua të negocioj për diçka që është vetëm e imja dhe të më quajnë maqedono- verior”, nënvizoi Petrushevska.

Protesta filloi para Qeverisë dhe vazhdoi drejt Ministrisë së Drejtësisë ku ishin vendosur pankarta. Ajo është zhvilluar në mënyrë paqësore, pa incidente dhe provokime.

Të pranishmit paralajmëruan se marshi protestues do të vazhdojë nesër në orën 19.

Kjo ka qenë dita e shtatë e protestës kundër propozimit francez që po organizohet me moton “Ultimatum – JO faleminderit”.

Show More

Related Articles

Back to top button