Një tërmet prej 3.0 shkallësh sipas Rihterit, ka goditur Kosovën, njoftoi “volcanodiscovery” të hënën. Epiqendra e tërmetit ishte 12 km larg fshatit Vrellë, mes Istogut e Mitrovicës.
Dridhjet u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 03:00.
Deri më tash, nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm.
© KOHA.