Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, ka pritur sot golashënuesin e dy golave vendimtare në ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare kundër Çekisë, futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferin.”Nën emocionet e fitores së madhe të Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndaj Çekisë dhe hapit të madh përpara drejt Euro 2024 në Gjermani, me kënaqësi mirëprita sot në takim golashënuesin e dy golave vendimtare, futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferin.
E përgëzova Taulantin për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme, shpirtin dhe zemrën që i jep fanellës kuq e zi në çdo përballje bashkë me shokët e skuadrës dhe krenarinë që kanë mbjellur në zemrat tona.
Suksesi i kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit! Urova që rrugët e fitoreve të vazhdojnë dhe në nëntor të festojmë arritjen e madhe të kualifikimit mes më të mirëve të Europës!”, ka shkruar Grubi.