LajmeMaqedoni

Osmani optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë deri në fund të vitit

“Maqedonia e Veriut nuk duhet të humbasë trenin për në BE”

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se është optimist që ndryshimet kushtetuese do të kalojnë deri në fund të vitit dhe se vendi do të mbetet në rrugën e integrimit të përshpejtuar në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se procesi duhet të bazohet në meritokraci, por edhe duke e kuptuar momentin aktual gjeopolitik.

“Unë jam optimist, detyra ime është të jem optimist, të reflektojë optimizëm dhe të punojmë që të realizojmë përcaktimet dhe unë besoj se, do të bëjmë ndryshimet kushtetuese. Edhe pse, fjalia ndryshimet kushtetuese është paksa gabim, sepse ne nuk e ndryshojmë kushtetutën, ne vetëm shtojmë edhe disa komunitete, nuk ndryshojmë asgjë nga rendi kushtetues i shtetit”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

Në fjalimin e tij të mbajtur para studentëve, në kuadër të debatit nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal me temën “A po na ik treni për në BE?”, Osmani theksoi se çdo vend i rajonit ka pasur sfidat e veta në rrugën e anëtarësimit në BE, dhe amendamentet kushtetuese janë detyra jonë e shtëpisë që i kemi ndërmarrë me Kornizën Negociuese.

“Dera e hekurt e Bashkimit Evropian hapet në periudha të caktuara gjeopolitike që do të thotë: rrugëtimi është një – meritokratik por edhe – gjeopolitik. Nuk mund të hysh pa i plotësuar kushtet, por dera hapet në momente të caktuara gjeopolitike, edhe nëse je gati nëse nuk është momenti i përshtatshëm gjeopolitik dera është e mbyllur. Dera e hekurt e BE-së tani po hapet për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Do të hyjnë brenda vendet të cilat janë gati”, tha Osmani.

Ministri shtoi se, ndryshimet kushtetuese janë thelbësore për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, por edhe shmangien e përfshirjes së çështjeve identitare dhe historike gjatë këtij procesi./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button