Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi të dielën e 15 Tetorit rezultoi shokues për të djathtën në pushtet të Kryeministrit Mitsotakis, partinë Demokracia e Re.
Rezultati u përmbys në raundin e dytë dhe kjo forcë politike humbi disa prej bashkive të mëdha.
Në Athinë, harta politike ndryshoi me humbjen e kryebashkiakut Bakojanis, i partisë në pushtet.
Kryeqytetin grek e fitoi aleanca PASOK/SYRIZA. Përmbysje historike edhe në Selanik, ku bashkinë e fitoi PASOK-u.
Edhe në Thesali rezultoi përmbysje e rezultatit në favor të opozitës.
Mediat greke shkruajnë se ky rezultat i raundit të dytë ishte një mesazh për qeverinë, e sidomos një këmbanë alarmi në Athinë e Selanik, në dy bashki të rëndësishme që i humbën.
Nga partia në pushtet, shprehen se rezultati ishte nën pritshmëritë e tyre dhe ky ishte një mesazh politik, që partia Demokracia e Re duhet të dijë ta lexojë.