LajmeMaqedoni

Osmani: Të hyjmë në rrugën e shpejtë me Shqipërinë dhe Malin e Zi për në BE, politika e opozitës është e paarsyeshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sonte në 21Analizë në TV21 tha se ekziston rreziku që Maqedonia e Veriut të jetë në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me çështje të hapura dhe kjo do ta ngadalësojë integrimin e vendit në BE.

Osmani tha se politika e paarsyeshme e opozitës mund të kontribuojë për diçka të tillë.

“BE nuk mund t’i japë një mesazh Ukrainës pa i dhënë një mesazh Ballkanit Perëndimor, sepse do të humbasë besueshmërinë. Rajoni do të ndahet në dy grupe: vendet me çështje të hapura që nuk mund të kenë zyrtarisht një shans për një rrugë të shpejtë dhe vendet që munden janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht në grupin e dytë, dhe ju keni Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën në grupin e parë për shkak të çështjeve të hapura dhe ata nuk mund të kenë një shans. Në muajt në vijim mund të kalojmë në grupin e vendeve me çështjeve të hapura dhe raporti do të jetë 2-4. Mund të hyjmë në grupin e vendeve me çështje të hapura dhe atëherë ata ekspertë që thonë se e kemi bilateralizuar procesin do ta kuptojnë se çfarë është bilateralizimi. BE-ja do të na thotë ta zgjidhim çështjen me Bullgarinë, siç do ta zgjidhë Serbia Kosovën ose Kosovën me Serbinë, ose BiH me Republikën Srpska… ne po hyjmë në atë grup. Ndërsa ne kemi shanse në muajt në vijim që të hyjmë në këtë rrugë të shpejtë me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, tha Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button