Sektorit të Punëve të Brendshme në Manastiri njofton se gjatë fundjavës së datës 14-15.10.2023, kanë kryer kontrolle të shtuara në komunikacion.
Në territorin e SPB Manastir janë sanksionuar 178 drejtues të automjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
Disa nga shkeljet e evidentuara përfshijnë: 93 për drejtim me shpejtësi mbi limitin e lejuar, 26 janë gjobitur për vozitje pa pasur patentë shofer, 13 drejtues automjetesh janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, 6 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalim të paligjshëm, është gjobitur një person për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Në njoftim nga SPB Manastir gjithashtu theksohet se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelohet tek qytetarët për respektimin e rregullave të komunikacionit për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi rrugor më të sigurt”, thonë nga SPB Manastir.