Referja gostivarase me stemen e FIFA-së, Vjollca Izeiri, sërish ka marrë besimin nga UEFA që të referoj ndeshjen derbi të Ligës së Kampioneve në konkurencën e femrave ndërmjet PSG dhe Manchester United. Ndeshja e kthimit në ligën e kampioneve që konsiderohet ndeshje derbi që në ndeshjen e parë përfundoi me rezultat baraz, 1:1.
Ndeshja luhet me datë 18.10.2023 në ora 20:00 në stadiumim “Parc de Princes” në Paris dhe referohet nga ekipi i katër refereve nga Maqedonia e Veriut, ku pjesë e ekipit e tij janë: Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri, Elena Sokleska-Ilievski si dhe Irena Velevackovska.
Vlen të permendet që referja shqiptare nga Gostivari, Vjollca Izeiri më herët ka referuar edhe ndeshje tjera të nivelit të lartë si në ligën e kampioneve, ekipe siç janë: Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Bayern Munchen e kështu me radhë, si dhe ndeshje ndërmjet shteteve duke u referuar edhe kombeve me traditë futbolli siç është Gjermania, Anglia, Italia ku si zakonisht prezenca e tifozëve është e lartë me mbi 30.000 shikues.
Për shqiptaren Vjollca Izeiri nga Gostivari ky delegim është dëshmi shtesë për ngritjen e nivelit të saj, duke arritur të bëhet ndër arbitret femra më të mira në rrafshin mbarëkombëtar. Deri tani Izeiri ka referuar në më shumë se 50 ndeshje ndërkombëtare.