LajmeRajon

Britania e Madhe dhuron për Shqipërinë dronë për të kontrolluar kufirin tokësor e detar

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, i shoqëruar nga ministri Balla, ka vizituar Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.

Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.

“Mendoj është një model kaq pozitiv për të treguar që bashkëpunimi mund të sjellë rezultate. Ne e dimë që kjo është e vërtetë. Ne e themi edhe në rastin kur është koordinim midis departamenteve të qeverisë apo kombeve. Fakti që ne kemi qenë në gjendje që të dëshmojmë sa efektive është në një kohë kaq të shkurtër, pikërisht kjo është fantastike. Me të vërtetë fantastike. Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mundesh të kesh rezultate domethënëse brenda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit”, tha Cleverly.

Show More

Related Articles

Back to top button