LajmeMaqedoni

Republika e Koresë do t’i dhurojë Doganave të Maqedonisë 4.8 milionë dollarë

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut do të marrë 4.8 milionë dollarë grant nga Qeveria e Republikës së Koresë për vendosjen e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të të dhënave.

Granti është pjesë e memorandumit për bashkëpunim që sot duhet ta nënshkruajnë Drejtoria doganore dhe Shërbimi doganor i Republikës së Koresë.

Siç është paralajmëruar, memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i Byrosë për sisteme komunikimi pranë Drejtorisë doganore të Republikës së Koresë, Ki Dong Kim. 

Show More

Related Articles

Back to top button