LajmeMaqedoni

Rasti në Onkologji/Pas Salit, sot para Komisionit anketues pritet të dalin Filipçe dhe Mexhiti

Ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri aktual Fatmir Mexhiti sot do të dëgjohen para Komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji.

Kryetarja e Komisonit anketues, Rashella Mizrahi paralajmëroi se sot i pari do të përgjigjet Filipçe, ndërsa pastaj do të flasë Mexhiti.

Deri tani para Komisionit anketues, i cili duhet ta konfirmojë përgjegjësinë politike për skandalin me terapinë e Onkologjisë, kanë folur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Për skandalin e Onkologjisë, Prokuroria publike ende po zhvillon hetim, ndërsa protesta të kohëpaskohshme organizojnë grupe të pacientëve dhe anëtarë të familjeve të të vdekurve nga kanceri.


Show More

Related Articles

Back to top button