LajmeMaqedoni

Kovaçevski – Scholz: Gjermania, mbështetje të fuqishme RMV-së për rrugën evropiane

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, pas pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë, ka zhvilluar një takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Në këtë takim, diskutuan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në rajon. Kryeministri Kovacevski e njoftoi kancelarin Scholz për hapat e ndërmarra nga Maqedonia e Veriut në përgatitje për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjermania dhe kancelari Scholz shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ata inkurajuan vazhdimin e përpjekjeve për integrim, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim. Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të humbasë mundësinë unike për anëtarësim në BE dhe shtoi se integrimi është shembulli i duhur për vendin.

Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal, u theksua se përshpejtimi i procesit integrues ka ndikim pozitiv në stabilitetin politik dhe ekonominë e rajonit. Kryeministri dhe kancelari pajtuan se anëtarësimi në BE sjell përparim në drejtësi sociale, demokraci, dhe përmirësim të jetesës së qytetarëve.

Kryeministri Kovaçevski dhe kancelari Scholz diskutuan edhe për aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjermania mbetet një nga partnerët më të përkushtuar dhe një vend që ofron mbështetje të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

Show More

Related Articles

Back to top button