LajmeMaqedoni

RMV, administratës gjyqësore përsëri në protestë, kërkojnë takim me kryeministrin

Administrata gjyqësore proteston sot nga gjykata penale drejt qeverisë, ku do të insistojnë për takim me kryeministrin, transmeton Portalb.mk..

Ata do të kërkojnë kthimin e shtesave prej 35 për qind që nuk i kanë marrë që nga marsi i këtij viti, por edhe rritje të pagave siç morën funksionarët.

Diferenca e pagës midis një nëpunësi gjykate kundrejt një gjyqtari thuhet të jetë 1:6.

Ministria e Financave vë në pikëpyetje pavarësinë e gjyqësorit.

Me një vërejtje të tillë, Këshilli buxhetor gjyqësor i bëri thirrje ministrisë resore që urgjentisht të zgjidhë problemin dhe t’u paguajë kompensimet e parashikuara me ligj zyrtarëve gjyqësorë.

Më 3 shtator, në një mbledhje, qeveria mori vendim që në shtatë ditët e ardhshme të formohet një grup pune, i cili do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me kërkesat dhe situatat e parashtruara nga gjykata, prokuroria publike dhe punonjësit e organet e administratës shtetërore.

Ky vendim është propozim i Ministrisë së Drejtësisë, pasi ministri Krenar Lloga në bisedime me Sindikatat e SPAAGjSh-it janë pajtuar që të gjendet një zgjidhje e përbashkët, në mënyrë që të mos pengohet procesi i zhvendosjes së lëndëve në gjykata dhe prokurori publike.

Në grupin e punës do të jenë ministrat e drejtësisë, financave dhe shoqërisë së informacionit dhe administratës, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e dikastereve ekonomike dhe investimeve, si dhe përfaqësues nga Sindikata e SPAAGjSh-it.

Megjithatë asgjë deri më tani nuk ka dalë në dritë nga ky grup pune.

Show More

Related Articles

Back to top button