LajmeRajon

Specialja nuk e liron Nasim Haradinajn

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, nuk do të lirohet nga burgimi.

Kjo u bë e ditur nga ana Dhomave të Specializuara.

Specialja e ka publikuar vendimin për moslirimin e Haradinajt.

Në arsyetim thuhet se ish-numri dy i OVL UÇK-së, duhet ende që ta përmirësojë sjelljen e tij.

Aty përmendet se ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimi.

” Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij”, thuhet në vendim.

Show More

Related Articles

Back to top button