LajmeMaqedoni

Komisioni anketues për rastin e Onkologjisë do të dëgjojë dëshmitarë dhe ekspertë

Komisioni anketues, i formuar nga Kuvendi për konfirmimin e përgjegjësisë për skandalin e Klinikës për radioterapi dhe onkologji, sot do të vazhdojë me punë, duke dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet.

Në seancën e djeshme të Komisionit janë marr në pyetje ish-ministri dhe ministri aktual i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Fatmir Mexhiti. Komisioni hetimor për rastin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë është formuar më 29 shtator pasi Prokuroria Publike ka hapur hetimet paraprake për këtë rast pas raportimeve në media për keqpërdorime të pretenduara të pozitës së punës dhe parregullsi në trajtimin e pacientëve nga kjo klinikë.

Show More

Related Articles

Back to top button