Abdush Demiri nga Lëvizja BESA përmes një shkrimi ka hedhur në pah disa skenare të BDI-së dhe Artan Grubit, skenare që sipas Demirit po bllokojnë në Kuvend seancën për interpelancën e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski.
Si bashkëpunëtor i ngushtë i Sasho Mijallkovit, Artan Grubi dhe BDI po realizojnë me sukses skenarët e tyre për të mbrojtur kriminelët e dikurshëm, miqtë me të cilët përgjonin në mënyrë ilegale qytetarët, bizneset dhe kundërshtarët politik dhe u hakmerreshin në forma të ndryshme, madje edhe me jetë. Kjo u arrit të kuptohet nga përgjimet të cilat i publikoi vetë LSDM, e cila siç po shihet, bashkë me BDI-në dhe Artanin kanë përfunduar në prehërin e Mijallkovit.
E vërteta del mbi sipërfaqe siç thotë populli “Si kungulli mbi ujë”. Pikërisht kjo është arsyeja pse BDI dhe LSDM po bllokojnë në Kuvend seancën për interpelancën e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski. Sepse ky është personi që mban në sirtar lëndët për krimet e bashkëpunëtorëve të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe krimet e funksionarëve të pushtetit.
Me çfarë fytyre do të dilni para popullit? Me çfarë arsye do të kërkoni votën e qytetarëve? Dhe si do të arsyetoheni pse Bashkimi Evropian nuk do të na hap rrugën e negociatave? Vazhdoni, sepse edhe veprat i keni njejt si orientimi juaj politikisht, anti Evropian e anti SHBA, por ama pro Serbi e Rusi.