GostivarLajme

SH. H “Dr.Trajçe Neshkovski” do të siguroj 50 vakte ushqimore në pesë ditët e ardhshme për personat me rrezik social

Në kuadër të javës për luftë kundër urisë, shoqata humanitare e qytetarëve “Dr.Trajçe Neshkovski” do të rimbursojë shpenzimet prej 50 vakte në ditë për qytetarët me rrezik social në kuzhinën publike “Vita Abi” në Gostivar. Nga shoqata në fjalë njoftojnë se në bashkëpunim me qendrën ndërkomunale për çështje sociale në Gostivar kanë bërë listën e qytetarëve të rrezikuar social të cilëve do t’u siguroj ushqim falas në 5 ditët e ardhshme. Nga aty kanë falenderuar edhe “Vita Abi” për, siç thonë, dëshirën e shprehur për të bashkëpunuar.

“Ushqimet do të mbulohen nga një pjesë e mjeteve që u mblodhën fundjavën që kaloi në aktivitetet humanitare të organizuara për nder të Dr. Trajçe Neshkovski”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Nga atje bëjn thirrje që në javën e luftës kundër urisë, të solidarizohemi dhe të tregojmë se njerëzit nuk janë të uritur vetëm për ushqim, por edhe për respekt, dashuri dhe vëmendje.

Show More

Related Articles

Back to top button