LajmeMaqedoni

Rustemi: Vonesat në autostradat Kërçovë-Ohër dhe Bllacë-Shkup janë si rezultat i projekteve jo të mira

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ishte sonte i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. Duke folur edhe për ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Bllacë-Shkup, ai tha se këto vonesa janë për shkak të projekteve jo të mira që janë bërë në të kaluarën.

“Kam bërë maksimumin, kam bërë mbledhje çdo javë, në terren kam shkuar çdo dy javë, për të mbyllur punimet e autostradës Kërçovë-Ohër. Ku sipas marrëveshjes deri tani ka arritu në vlerën e 598 milionë eurove. Jemi duke dhënë maksimumin që sa më shpejt të përfundojë kjo rrugë e cila ka filluar me një projekt jo si duhet. Probleme në projektimin e autostradave nuk ka pasur vetëm në atë Kërçovë-Ohër, por edhe në rrugë të tjera, si ajo e Shkup-Bllacë, Kriva Pallankë-Ramkovcë, të gjitha të projektuara për së dyti. Por gjithashtu për këto vonesa duhet të paguajmë edhe kamata shtesë bankave.”- tha Rustemi.

Show More

Related Articles

Back to top button