Me marrjen në pyetje të ekspertit Lupço Postollov, një pjesë e ekipit i cili e përgatiti superekspertizën në komunikacion, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 ishin lënduar.
Postollov sot përsëriti se do të merret në pyetje nga avokati Lupço Micevski, avokat i të akuzuarit të gjashtë – shoferi i autobusit.
Përveç Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superkepsrtizën në komunikacion janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri.
Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk kanë qenë kompetentë për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Mjeko-Ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar për kryerjen e superekspertizës. Super eksperti mbërriti në Penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillimin formal të procesit, pas së cilës ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur superekspertizën mekanike dhe aktualisht edhe ekspertët që kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit.
Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Përderisa, tre të punësuarit në stacion për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Doran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkë pjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.