LajmeSport

Pogba prezantohet te Juventusi

Juventusi e ka prezantuar Paul Pogban, duke kujtuar çdo moment pozitiv që ai kishte kaluar te klubi italian më herët.

Francezi u kthye në Torino pas gjashtë vjetësh të kaluar te Manchester Unitedi.

“Paul është kthyer në Torino. Ai u largua si djalë dhe kthehet si burrë e kampion, por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, dëshira për të shkruar së bashku faqe të paharrueshme të historisë së klubit edhe një herë”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusit të hënën.

Pogba kishte shënuar 34 gola me Juven për katër vjet sa e veshi fanellën e skuadrës italiane (2012-2016).

Kishte bërë edhe 32 asistime, duke u përfshirë në 66 gola për “Zonjën e Vjetër”.

Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë me klubin nga Torino deri në vitin 2026.

Show More

Related Articles

Back to top button