LajmeRajon

Zyrtarja e Parlamentit Evropian jep detaje rreth rezolutës për sulmin terrorist: Ka një kërkesë për vendet mos njohëse dhe përmendet edhe asociacioni

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten rezolutën për ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë.

Në këtë rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Asistentja e akredituar në Parlamentin Evropian, Federicka Woelk, ka dhënë detaje nga kjo rezolutë, që sipas saj, ajo i bën edhe thirrje pesë vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.

“ Të enjten, Parlamenti Evropian votoi një rezolutë mbi tensionet e fundit midis dy vendeve. Kjo rezolutë, e cila më në fund merr parasysh të gjitha aspektet e muajve të fundit, kërkon heqjen e sanksioneve nga Kosova, kërkon që Qeveria e Serbisë t’i vendosë ato në Serbi dhe u bën thirrje pesë vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë”, ka thënë Woelk.

Show More

Related Articles

Back to top button