LajmeMaqedoni

Pendarovski i gatshëm edhe për një mandat: Do të flas me çdo subjekt politik

Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur gatishmëri t’u rikandiduar edhe për një mandat si president i Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, në ClickPlus në TV21 bëri të ditur se për këtë do të marrë vlerësimin e qytetarëve fillimisht, por e sheh të rëndësishme edhe mbështetjen nga dy partitë në pushtet, LSDM dhe BDI.

“A prisni mbështetje nga LSDM dhe BDI si në zgjedhjet paraprake presidenciale apo në një rast thatë se e keni me rëndësi edhe sektorin civil?
Për mua është më me rëndësi që qytetarët, të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni çfarë mendojnë për punën time të deritanishme, 4-5-vjeçare si president. Sigurisht do të flasë me çdo subjekt politik. Do të ishte me rëndësi dhe nder nëse edhe këto dy subjekte që i përmendët (LSDM dhe BDI), më japin mbështetje pasi kjo do të thoshte që edhe sipas vlerësimit të tyre, mirë i kam ndjekur këto 5 vite”, tha Pendarovski.

Show More

Related Articles

Back to top button