LajmeMaqedoni

Mexhiti: Opozita shqiptare në zgjedhje shkon me lista të përbashkëta! Do të kemi kandidat të përbashkët për president shqiptar

Blloku opozitar i partive politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë me listë të përbashkët, njoftoi sot kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, shkruan TV21. Mexhiti tha se edhe në zgjedhjet presidenciale opozita shqiptare do të ketë kandidat të përbashkët.

“Ne si opozitë shqiptare, pra do të dalim me lista të përbashkëta, partitë shqiptare dhe poashtu kemi vendim që do të dalim me kandidat për president shqiptar, cili do të jetë, do të shohim. Po bëjmë analiza nëse do të jetë brenda strukturave, apo duhet të jetë ekspert i fushës, dmth intelektual i pavarur”, tha mes tjerash Mexhiti, duke shtuar se si subjekt politik mendojnë se është më mirë që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me presidencialet.

Show More

Related Articles

Back to top button