LajmeMaqedoni

LLoga takon kryetaren e sapo zgjedhur të Odës së Përmbaruesve, Vesna Dellovska

Ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga ka pritur në takim kryetaren e sapo zgjedhur të Odës së Përmbaruesve, Vesna Dellovska të cilës i uroi suksese në detyrë dhe i shprehu kënaqësinë për qasjen e saj konstruktive dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkët të të gjitha sfidave, me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe përmbaruesit në punën e tyre të përditshme, shkruan Top24

“Diskutuam për ndryshimet ligjore për të gjetur zgjidhjet më të mira, sfidat e përmbaruesve, si dhe kërkesat dhe problemet e qytetarëve.

Në takim diskutuam edhe për mbikëqyrjen në punën e përmbaruesve, me qëllim të tejkalimit të çdo problemi, keqkuptimi, si dhe për zgjidhjen e vërejtjeve të qytetarëve.” tha ministri Lloga.

Show More

Related Articles

Back to top button