LajmeMaqedoni

Besimi: Kërkohet zgjidhje e qëndrueshme për korrigjimin e pagave të funksionarëve

Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se nevojitet zgjidhje e qëndrueshme për korrigjimin e pagave të funksionarëve të cilat me vendim të Gjykatës Kushtetuese u rritën për 78 për qind.

Gjatë pjesëmarrjes në Televizionin “Sitel”, Besimi ka thënë se intenca e Qeverisë edhe atëherë ka qenë se nuk duhet të shfuqizohet ajo dispozitë.

“Është reaguar nga ana e Qeverisë para se të merret vendimi, sepse sipas procedurës Gjykata Kushtetuese i dorëzon informatat deri te Qeveria. Qeveria ka dhënë mendimin se nuk duhet të shfuqizohet”, ka sqaruar Besimi.

Duke komentuar parashikimet e fundit të Bankës Botërore, sipas së cilës ekonomia e vendit do të ketë rritje më të ulët, Besimi ka sqaruar se në rajon ne jemi ekonomia më e hapur, ndërsa partneri ynë më i madh tregtar Gjermania që është në recesion, e gjithë kjo ndikon madje në ekonominë tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button