LajmeMaqedoni

Këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim.

Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut:
– Të moshuarit (mbi 65 vjeç)
– Personat me sëmundje kronike
– Punonjësit e kujdesit shëndetësor
– Gratë shtatzëna
– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
– Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.
Kujtojmë se qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacionin në linkun e mëposhtëm:

https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu?fbclid=IwAR06BSDGCR0NaKR8bJrWJ-mw1sDpmHFpJ5mOPTmZPSqzyiG8CNDddsSMmeM

Show More

Related Articles

Back to top button