Rajon

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë: Synimi i Kurtit është shaktërrimi i shanseve për zbutjen e tensioneve

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me përfshirjen e zëvendëskryeministrit të Serbisë, njëherit ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, në organizimin e sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

“Gënjeshtrat, fyerjet dhe shpifjet që Kurti nxjerr çdo ditë si pjesë e një fushate të ndyrë mediatike kundër shtetit të Serbisë dhe lidershipit të saj, shfaqin plotësisht synimet për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe, transmeton “Danas”, gazeta e përditshme serbe në Beograd.

Numri një i Qeverisë së Kosovës, derisa ka komentuar rolin e kryetarit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në sulmin vdekjeprurës të 24 shtatorit, ka thënë se bëhet fjalë për “Klanin e Novi Sadit”, duke iu referuar faktit se Vuçeviç ka qenë tri herë i zgjedhur kryebashkiak i këtij qyteti në veri të Serbisë.

Show More

Related Articles

Back to top button