GostivarLajme

Andi Ismaili merr “buton të artë” në spektaklin për talent në Kroaci

Balerini 14 vjeçar Andi Ismaili i bëri përshtypje jurisë me performancën e tij në emisionin “Supertalent” në Kroaci. Kampioni i botës në kërcim ka marrë “buton të artë” nga këngëtarja operistike Martina Tomçiq (anëtare e jurisë), e cila siguroi hyrjen e drejtpërdrejtë për balerinin nga Gostivari në gjysmëfinalen e këtij konkursi kërkimi talentesh .

Edhe anëtarët e tjerë të jurisë kishin vetëm fjalë lavdëruese për Andin.

I ri nga Gostivari ka filluar të kërcejë rreth 6 vite më parë dhe që atëherë ka arritur vetëm suksese dhe tituj prestigjioz. Ai e përshkruan dashurinë e tij për kërcimin si një ndjenjë lirie. Ëndrra e tij është të arrijë në Hollivud dhe përveç kërcimit, dëshiron të tregojë veten edhe si aktor.

“Supertalent” është një talent show kroat, i bazuar në licencën e shfaqjes popullore britanike të talenteve Got Talent, krijuar nga Simon Cowell dhe Ken Warwick.

Show More

Related Articles

Back to top button