Pensionistët e Tetovës sot në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në qendër të Tetovë, shkruan TV21. Ata kërkojnë rritje lineare të pesnioneve për 5.000 denarë dhe pension minimal prej 20.000 denarëve.
“Zonja Trençevska, a dalin në ndonjë shtet tjetër pensionistët në rrugë, që të kërkojnë mirëqenie, që të kërkojnë të jetojnë me dinjitet. Ata në vendet tjera udhëtojnë, jetojnë, kurse ne mbijetojmë”, tha mes tjerash një pensioniste.