LSDM thotë se në vitet e kaluara ka dëshmuar edhe në praktikë se si vlerësohet puna e përgjegjshme e mësimdhënësve, duke i rritur pagat për 55 për qind”.
Sipas tyre, pagat e mësimdhënësve janë rritur për 15 për qind vetëm në shtator të këtij viti. Që nga viti 2017, pagat e mësuesve janë rritur disa herë, në total me 55 për qind.
“Me rritjen e pagave fillestare, koeficientin e kompleksitetit dhe punën e kaluar, pagat e mësimdhënësve me përvojë arrijnë mbi 40.000 denarë. Nga ky vit, mësimdhënësit marrin edhe 10.000 denarë K15, gjegjësisht pagesë për pushime. Dallimi mes LSDM-së dhe DPMNE-së është i qartë dhe i dukshëm”, theksojnë nga partia në pushtet.
Nga aty shtojnë se LSDM-ja për 6 vite i ka rritur pagat e mësimdhënësve për 55 për qind, ndërsa për 11 vite DPMNE për vetëm 4 për qind.(INA)